Lajme

Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjedhet presidenti

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 25 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk ka nevojë të shkojë sërish në zgjedhje, duke kërkuar që përbërja aktuale e Kuvendit ta përmbushë përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Duke folur të enjten në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Kurti tha se pamundësia për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit do ta çonte Kosovën drejt një procesi të ri zgjedhor.

Sipas tij, një skenar i tillë mund të shmanget, pasi vendi tashmë e ka një Kuvend që mund ta zgjedhë presidentin apo presidenten.

-Advertisement-

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë thirrje që çështja e zgjedhjes së presidentit të zgjidhet brenda Kuvendit, në mënyrë që vendi të mos përballet me një tjetër proces zgjedhor.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy