Kryesia e Kuvendit pajtohet për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales
Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 25 September 2026
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se sot, kërkesë të vetme kishte që institucionet, përkatësisht Kuvendi duhet të sillet me përgjegjshmëri, të reflektojë ndërgjegjshmëri, gatishmëri dhe se sipas tij, duhet t’i bëjë veprimet e duhura, të nevojshme e urgjente karshi situatës me të cilën po ballafaqohet vendi.
“16 shtatori ishte ditë e zezë dhe e rëndë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë duke shprehur revoltën përmes protestave. Kjo situatë është emergjente, urgjente dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Qytetarët me të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria”, tha ai.
“Andaj, isha këtu që të alarmoj situatën, ta kthej fokusin te situata emergjente. Kryesisë të Kuvendit i kërkova që Kuvendi ta ketë një deklaratë të përbashkët dhe u dakorduam që ta kemi një deklaratë të përbashkët në seancën që do të mbahet ditën e hënë”, tha ai.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...



























