Lajme

Musliu kërkon që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 25 September 2026

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”, në reagim ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Musliu ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk duhet t’i atribuohet popullit të Kosovës dhe as atyre që, sipas saj, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit, shkruan Gazeta Infokus.

“KËRKOJ URGJENTISHT që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me logon: JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Sipas saj, vendimi “nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”, të familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe as të sakrificës së bërë gjatë luftës.

“Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar”, ka deklaruar ajo./GazetaInfokus

Postimi i plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy