Lajme

Vdekja e një personi në Mitrovicë, intervistohet një person për “Mosdhënie të ndihmës”

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 24 September 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është intervistuar një person me inicialet H.M për shkak të dyshimit të kryerjes penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Sipas Prokurorisë, intervistomi i të dyshuarës H.M ndërlidhet me rastin e datës 6 shtator 2026 ku në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë ka ndërruar jetë personi me inicialet L.S.

Prokuroria ka bërë të ditur se e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy