Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 24 September 2026
Në trevjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë aktit të hapur të agresionit në Banjskë, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, ngjarjen në Banjskë dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u përballën me sulmin e 24 shtatorit 2023.
“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, deklaroi Gërvalla.
Ajo theksoi se akti i hapur i agresionit i 24 shtatorit 2023 kishte për qëllim cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj përmes pushtimit të një pjese të territorit të veriut të Kosovës.
Duke iu referuar zhvillimeve në drejtim të vendosjes së drejtësisë, Gërvalla tha se tre vjet pas sulmit, drejtësia ka filluar të flasë me dënimin e tre prej autorëve të përfshirë në sulm.
“Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi, në gjirin e Vuçiqit në Beograd. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë”, u shpreh ajo.
Ajo tutje tha se përballë kësaj situate, BE-ja nuk duhet të mbyllë sytë e veshët, pasi, sipas saj, sulmi në Banjskë nuk është vetëm çështje e Kosovës.
“Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia”, tha ajo.
Në fund, Gërvalla theksoi se Kosova nuk do ta harrojë kurrë heroin e saj, Afrim Bunjakun, ngjarjen e Banjskës dhe të gjithë ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të sistemit tonë të sigurisë në përgjithësi, të cilët më 24 shtator 2023 zmbrapsën sulmin dhe mbrojtën Republikën.
“Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia”, tha Gërvalla duke shtuar se Republika e Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa përgjegjësit të përballen me të, kudo që fshihen dhe sado i fuqishëm të jetë pushteti që i mbron.

T� tjera
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në dis...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshë...
-
KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Haradinaj: S’do të ketë arrestime të reja, stafi në Hagë po zvogëlohet
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradi...
-
Raporti i KE-së për Kosovën në rend dite, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
































