Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 24 September 2026
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bunjaku ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën, ndërsa ka theksuar se sulmi i 24 shtatorit 2023 tregoi, sipas tij, se synimet ndaj Kosovës nuk kishin përfunduar pas vitit 1999.
“Sot u bënë tre vjet prej se listës së dëshmorëve të Kosovës iu shtua edhe emri i rreshterit Afrim Bunjaku. Në këtë përvjetor të tretë, kujtojmë me nderim të lartë njeriun që ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur nga agresioni dhe grupet kriminale serbe”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe çështjen e personave përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke e lidhur atë me një kritikë më të gjerë për trajtimin e përgjegjësive për krimet e luftës në Kosovë.
“Është një ironi e dhimbshme e historisë kur agresorët që na sulmojnë tash e sa dekada mbeten të lirë e Kosova ende përjeton sulme prej tyre, ndërsa çlirimtarët tanë, ata që e mbrojtën këtë tokë në ditët më të vështira sot gjykohen padrejtësisht në Hagë”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka thënë gjithashtu se historia e Kosovës nuk duhet, sipas tij, të rishkruhet dhe se vuajtjet e viktimave të luftës mbeten ende të pranishme.
“Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta”, ka shkruar ai, duke përmendur familjet e personave të zhdukur, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëshmorët.
Haradinaj ka nderuar Afrim Bunjakun dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”.

T� tjera
-
Gjobitet dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e Arlindës
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekaj...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Moti: Vranësira, intervale me diell dhe mundësi për reshje shiu
Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me intervale me diell. Në dis...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Michael Bogachek për nominimin si ambasador i ardhshëm amerikan në Prishtinë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshë...



































