Lajme

Latifi: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk e zgjedhi asnjë komandant, vetëm i formalizoi

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 23 September 2026

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk i ka zgjedhur komandantët, por ato janë zgjedhur nga fshatrat deri te zonat.

Gashi tha se në fund të vitit 1998, shtabi i përgjithshëm vetëm i ka formalizuar emërimet që janë bërë më herët nga secila zonë.

-Advertisement-

“Gjitha emërimet në zonën operative të Llapit, duke filluar nga komandanti i fshatit, që fshati është mobilizu dhe e ka zgjedh një komandant, edhe emërimet në nivele të larta. Ne e kemi ditur kënd e kemi komandantë brigade, dhe ato sektoriale. Ne i kemi bërë ato, shtabi i përgjithshëm kah fundi i 1998 vetëm e ka formalizuar pozitën e komandantit, por nuk e ka zgjedh”.

“Të garantoj me jetë që Rrustem Mustfafën, jo vetëm atë por çdo komadant vetëm e ka formalizuar”, ka thënë ai.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy