Ftesa për takim me familjet e ish-krerëve, Haxhiu e gatshme t’i vizitojë edhe në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 23 September 2026
Gati një javë pas vendimit denues të Hagës, familjeve Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi u shkoi ftesë për takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Por realizimi i takimit, të paktën me të gjithë familjarët e tyre, po duket vështirë i arritshëm.
Përgjigja e parë erdhi qysh mbrëmë nga familja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, përmes djalit të tij.
“Ne presim me ardh në shtëpi tonë kushdo që dëshiron”, ka deklaruar Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.
Që ftesën e kanë pranuar e konfirmoi edhe familja Veseli veçse as këta s’treguan a do të marrin pjesë.
Se si do t’i përgjigjen ftesës së Haxhiut, nuk treguan as familjarë të ish-presidentit Thaçi.
Por pozitivisht ushtruesës së detyrës së presidentës i ëshë përgjigjur, gruaja e Rexhepit, Shqipe Selimi.
Qëllimin e ftesës për takim, Zyra e Presidentes e ka sqaruar në një përgjigje ku bënë të ditur se aty synojnë të diskutojnë për rrugën dhe strategjinë që duhet ndjekur, për çka edhe është vlerësuar që këto tema të diskutohen me familjarët.
Pjesë e takimit, sipas presidencës, është paraparë të jenë edhe edhe ministrat, Andin Hoti e Ejup Maqedonci, derisa janë përgjigjur nëse Haxhiu, është e gatshme t’i vizitojë familjet në shtëpitë e tyre.
“Sa u përket vizitave në shtëpitë e familjeve, U.d. Presidentja është e gatshme t’i vizitojë familjet edhe në shtëpitë e tyre. Megjithatë, duke pasur parasysh peshën e kësaj çështjeje, është vlerësuar me rëndësi që takimi i parë të zhvillohet në Presidencë. Mbajtja e takimit në institucion i jep atij peshën dhe karakterin institucional që kërkon kjo çështje dhe e bën të qartë se bëhet fjalë për një çështje që meriton vëmendjen e institucionit më të lartë të shtetit. Kjo, natyrisht, nuk i përjashton vizitat apo takimet e tjera me familjet.”
Takimi është paralajmëruar se do të mbahet gjatë kësaj jave dhe pas konfirmimit të pjesëmarrjes, do të caktohet dita dhe ora./TVDUKAGJINI

T� tjera
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...

































