PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë ndryshimet për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 23 September 2026
Partia Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se kuvendi është konstituar, dhe se kjo parti, vlerëson se vendimi në fjalë ‘’ u jep përgjigje shqetësimeve që ka ngritur për tejkalimin e afateve kushtetuese dhe për nevojën që vendi të ketë institucione funksionale’’.
Tutje, nga PDK thuhet se, tani Kuvendi i ka edhe 13 ditë për ta përmbyllur procesin e konstituimit, për ta votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin dhe për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme e të panevojshme.
Komunikata:
PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
23 shtator, Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat e saj për konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e Qeverisë. PDK vlerëson se vendimi u jep përgjigje shqetësimeve që ka ngritur për tejkalimin e afateve kushtetuese dhe për nevojën që vendi të ketë institucione funksionale.
Që nga muaji gusht, PDK ka kërkuar përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Vonesat e njëpasnjëshme kanë penguar ushtrimin e përgjegjësive të tij dhe kanë zgjatur pasigurinë institucionale në një kohë kur qytetarët presin vendime për çështjet me rëndësi për vendin.
Në të njëjtën kohë, PDK ka kërkuar që kriza të zgjidhet përmes funksionalizimit të institucioneve. Kosova ka nevojë për një Kuvend që punon, për vendimmarrje dhe për institucione që mbajnë përgjegjësi para qytetarëve. Sipas vlerësimit të PDK-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon mundësi që proceset institucionale të vazhdojnë pa vonesa të tjera.
Kuvendi i ka edhe 13 ditë për ta përmbyllur procesin e konstituimit, për ta votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për ta zgjedhur Presidentin dhe për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme e të panevojshme.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të përfshijë si pikë të parë në rendin e ditës Projektligjin për Dhomat e Specializuara.
Për PDK-në, votimi i kësaj nisme ligjore është prioritet kombëtar në përpjekjen për drejtësi, për mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për respektimin e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

T� tjera
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...




































