Lajme

Reagon Ganimete Musliu: Do të vazhdojmë të luf*tojmë – e vërteta, sado gjatë të vonojë, do të triumfojë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 23 September 2026

Deputetja nga PDK, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky vendim nuk e mbyll betejën, shkruan Gazeta Infokus.

Musliu tha se drejtësia nuk matet vetëm me atë që shkruhet në një aktgjykim dhe se drejtësia kërkon të prova, standarde dhe kërkon guxim për ta çuar betejën deri në fund.

“Do të luftojmë, edhe nëse na mbetet vetëm 1% shans. Ky është një zotim për të mos u dorëzuar përballë padrejtësisë.Vendimi i Gjykatës në Hagë nuk e mbyll betejën. Përkundrazi, aty ku drejtësia lë hapësirë për ankesë, aty ku e vërteta ende kërkon të dëgjohet dhe aty ku dinjiteti i një populli vihet në pikëpyetje, beteja vazhdon.Sepse drejtësia nuk matet vetëm me atë që shkruhet në një aktgjykim. Drejtësia kërkon të vërtetën, kërkon prova, kërkon standarde dhe, mbi të gjitha, kërkon guxim për ta çuar betejën deri në fund.”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo shtoi se historia nuk shkruhet gjithmonë në ditën kur shpallet një vendim, shpesh, ajo shkruhet në ditët që vijnë pas tij.

“Prandaj, për sa kohë që ekziston edhe vetëm 1% shans, ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të heshtim dhe nuk do të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri, me besim dhe me bindjen se e vërteta, sado gjatë të vonojë, do të triumfojë.Do të luftojmë. Për të vërtetën. Për drejtësinë. Për dinjitetin. Për historinë.”

“Sepse ndonjëherë, 1% shpresë është gjithçka që i duhet një populli për të qëndruar në këmbë dhe për ta fituar betejën.”, ka përfunduar Musliu.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy