Koci kundër Gjykatës Speciale: Nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë e luftës
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 21 September 2026
Avokati Arianit Koci ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke argumentuar se procesi i saj lidhet me një histori politike dhe institucionale që, sipas tij, ka nisur që nga viti 2008.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Koci ka renditur disa arsye për qëndrimin e tij kundër kësaj gjykate.
Ai ka përmendur mocionin e vitit 2008 në Këshillin e Evropës, të lidhur me deputetin rus Konstantin Kosachev, dhe raportin e mëvonshëm të Dick Martyt. Sipas Kocit, pretendimet për trafikim organesh ishin ndër akuzat më të rënda të ngritura në atë periudhë, ndërsa ai thekson se trafikimi i organeve nuk është pjesë e aktakuzave në proceset aktuale të Dhomave të Specializuara.
“Për mua, këtu qëndron mashtrimi i madh politik”, ka shkruar Koci.
Koci ka argumentuar gjithashtu se krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së janë trajtuar edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare, duke përmendur Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), UNMIK-un dhe EULEX-in.
Një nga kundërshtimet kryesore të tij lidhet me faktin se në Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykohen pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa, sipas tij, nuk ekziston një gjykatë me mandat të veçantë që të trajtojë krimet e forcave serbe në Kosovë.
“Po gjykohet vetëm njëra palë e luftës”, ka deklaruar Koci, duke shtuar se “Serbia nuk po gjykohet aty”.
Avokati ka ngritur kritika edhe për mënyrën e funksionimit të gjykatës, duke theksuar se ajo është krijuar me ligj të Kosovës, por selinë e ka në Hagë dhe funksionon me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.
Koci ka kritikuar gjithashtu kohëzgjatjen e proceseve dhe paraburgimin e të akuzuarve, duke pretenduar se disa prej tyre janë mbajtur për vite në paraburgim para aktgjykimeve të shkallës së parë.
Sipas tij, zhvillimi i proceseve larg Kosovës krijon edhe një distancë nga publiku dhe nga rrethanat konkrete në të cilat ka ndodhur lufta.
“Formalish po gjykohen individët. Pasojat politike po bien mbi UÇK-në, luftën çlirimtare dhe vetë Kosovën”, ka shkruar Koci.
Avokati ka bërë thirrje për mbështetje dhe shpërndarje të qëndrimit të tij, duke paralajmëruar se “faza tjetër është referendumi për këtë çështje”.

T� tjera
-
Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbim të burgosurve, Kushner: Propozimet i diskutojmë me Putinin nesër
Jared Kushner, ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë në parim dakord për...
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
































