Lajme

Pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik, gjatë një jave në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 21 September 2026

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 20 patentëshoferë gjatë javës së kaluar, nga 14 deri më 20 shtator 2026.Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, prej tyre:

9 aksidente me lëndime trupore, ku janë lënduar 13 persona.

-Advertisement-

21 aksidente me dëme materiale.

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa ka apeluar te shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrin kujdestar 192.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy