Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 21 September 2026
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti tregon se kur është njohur me 4 ish-drejtuesit.
“Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i kam njohur që në vitet ’92-’93, me rastin e ripërtrirjes së radhës të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe formësimit të njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i kam njohur dhe i kam takuar pas përfundimit të luftës. Kështu që këta janë shokët tanë, njerëzit tanë. Pavarësisht se kur jemi takuar fizikisht, ne jemi njohur se kush jemi, çfarë veprimtarie dhe angazhimesh kemi në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim.
Ktu dënohet historia e Kosovës, dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo individët, pavarësisht se pati disa lojëra fjalësh edhe nga ana e gjykatësit. Këtu dënohen të gjithë ata… gjenocid që ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve, dhe tani po dënohen çlirimtarët dhe jo ata të cilët kanë bërë gjenocid e masakra mbi shqiptarët”, tha kreu i BDI-së.
Sipas tij, synimi i Beogradit dhe Moskës është njollosja e UÇK-së për të vënë në pikëpyetje ndërhyrjen e SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së, si dhe për të kontestuar vetë shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“tendenca është se si të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe njëherësh për t’u hapur faqja e dytë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, aleatët që aderojnë në NATO nga vendet e Bashkimit Europian, u angazhuan në çlirimin e Kosovës. U angazhuan që Millosheviçi të mundet, të fitojnë mbi agresorin, dhe ky proces nga ajo erdhi deri tek pavarësia e Kosovës. Kështu që tani më po duket hapur, këtë çështje edhe zogjtë e malit e kuptojnë që tendenca e Beogradit, por edhe e Mosvës, është që të akuzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n, vendet e Europës Perëndimore që kanë përkrahur një “organizatë terroriste”, një organizatë të ndërtuar nga kriminelë, dhe të vihet në pikëpyetje e të kontestohet vetë pavarësia, vetë shteti i Kosovës. Mbase këto janë vlerësimet e mia nga e gjithë situata që unë e kam vëzhguar brenda këtij procesi”, tha Ali Ahmeti.

T� tjera
-
Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbim të burgosurve, Kushner: Propozimet i diskutojmë me Putinin nesër
Jared Kushner, ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë në parim dakord për...
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...


































