Lajme

Prishtina i jep dritën e gjelbër Qendrës për Inovacion në Tulltore, VV-ja kundër

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 11 September 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Asambleja e Kryeqytetit ka votuar pro projektit për ndërtimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në zonën e Tulltores.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama ka thënë se me votimin e sotëm kanë nisur të marrin jetë projektet zhvillimore të prezantuara më herët në Konferencën e Investitorëve Amerikanë/

“Sot Asambleja e Kryeqytetit votoi PRO Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore! Projektet zhvillimore që prezantuam në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, kanë nisë me pa dritën”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë për mbështetjen e konferencës, ndërsa vlerësoi edhe kontributin e KUSA-s për ekspertizën financiare dhe ligjore.

Sipas Ramës, projekti pritet të sjellë vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik e urban për kryeqytetin. Ai ka theksuar gjithashtu se projekti është vlerësuar me çmimin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore.

“Ky është niveli që e meriton Prishtina. Projekte që krijojnë vende të reja pune, zhvillim dhe mbi të gjitha projekt që është vlerësuar me çmimin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore”, ka deklaruar ai.

Rama ka përmendur edhe ndikimin që ky projekt, sipas tij, do ta ketë për banorët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanes, duke thënë se këto zona do të përfitojnë nga transformimi i hapësirës së Tulltores.

Ai ka falënderuar asamblistët për votën dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të Prishtinës.

Ndërkohë, Rama ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër projektit.

“Kjo është Prishtina që e meritojnë prishtinalitë. Kjo është Prishtina që e meritojnë të gjithë!”, ka përfunduar Rama.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy