Lajme

Musliu: Nuk e kam kundërshtuar Gjykatën Speciale për kalkulime politike

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 11 September 2026

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i është përgjigjur deputetit të LVV-së, Arbër Rexhaj i cili tha se do të votonte Musliun për nënkryetare të Kuvendit.

Musliu në “Kosova Today” në Klan Kosova tha se nuk është kandidate për nënkryetare të Kuvendit, teksa argumentoi se nuk e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale për kalkulime politike dhe për përfitime të pozitave shtetërore.

“Nuk jam kandidate për nënkryetare të Kuvendit. Nuk e kam kundërshtuar Gjykatës Speciale për t’u bërë nënkryetare e Kuvendit, as kryetare, as president as kryeministre, e kam kundërshtuar sepse kam menduar që është gjykatë politike dhe vazhdoj të mendoj që është një gjykatë e njëanshme politike dhe kam besuar fortë në të drejtën e popullit tim për liri dhe në luftën e pastër të UÇK-së. Vota ime kundër Gjykatës Speciale nuk ka qenë kalkulim për ndonjë pozitë”, tha ajo.

-Advertisement-

Kujtojmë se deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj tha se arsyeja pse Ganimete Musliu është emër i pranueshëm për të për nënkryetare nga PDK është sepse ajo kishte kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy