Lajme

Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”: Seanca nis me vonesë për shkak të kontrolleve të rrepta të policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 September 2026

Ka nisur me 45 minuta vonesë seanca gjyqesore në Departamentin e Krimeve të Renda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur si “Capat dhe Sekiraqët”. Vonesa është shkaktuar për shkak të kontrolleve të shtuara të policisë në hapësirat ku mbahen të akuzuarit, Erd Marevci, Korab Gashi dhe dy të tjerë.

Trupi gjykues udhëhiqet nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku.

Gjatë seancës, gjykata ka lëshuar urdhër të prerë që të mos publikohen fytyrat e familjarëve të pranishëm në sallë.

-Advertisement-

Ndërkohë, procesi gjyqësor ka vazhduar me dëshminë e dëshmitarit okular, Nderim Halimi, i cili po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy