Lajme

Të shtëna në mes të ahengut në Shtime, 36-vjeçari pranon se qëlloi 2-3 herë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 11 September 2026

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 21:25, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar pronarin e ahengut.

Sipas Policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë.

-Advertisement-

Më pas, i dyshuari e ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar nga Policia.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij janë iniciuar rastet: Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, ose posedim i paautorizuar i armës dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë PK.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy