Lajme

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 11 September 2026

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Deputetët do të mblidhen në ora 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori besimin e 62 deputetëve.

-Advertisement-

Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e kishte njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy