Rama akuzon VV-në për bllokimin e “Ishullit Urban”: Marre, Qeveri e “vades së Lupçit”
Autori: Gazeta inFokus
18:36 | 10 September 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sërish ka akuzuar partinë në pushtet për bllokim të projekteve kapitale në kryeqytet.
Së fundmi, një një reagim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pa asnjë arsyetim ka bllokuar projektin e “Ishullit urban” që lidh lagjen “Arbëria” me qendrën e Prishtinës.
“Sot, rreth 30 mijë banorë detyrohen me kalu përmes shinave të trenit për me dalë në qendër. Jo pse nuk ka projekt. Jo pse nuk kanë nisë punimet. Por sepse Qeveria ka vendosë me i blloku! Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat Arsyetimi? “Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.” Cilën trashëgimi kulturore?!”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se edhe punimet i kanë ndalë në mënyrë të jashtëligjshme.
“Punimet i ndalën në MAJ. Aktin ligjor e nxorën në QERSHOR. Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij. Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme.”, ka thënë Rama.
Për fund, ai ia ka vendosur edhe një epitet ekzekutivit që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Qeveri e “vades të Lupçit”. Marre!”, ka shkruar Rama.

T� tjera
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...


































