Lajme

Prangosen tre persona, dyshohen për dy raste te vjedhjes së rëndë në ndërmarrjen “Trepça”

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 10 September 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore të zhvilluar dhe sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjes së rëndë.

Në njoftim thuhet se si pjesë e hetimeve policore janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuarit.

Ndërsa, në cilësi të provave materiale, sipas forcave të rendit, janë sekuestruar një automjet me rimorkio dhe dëshmi të tjera relevante.

-Advertisement-

“Nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara dyshohet se të arrestuarit, në bashkëveprim janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë të ndodhura disa muaj më parë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarve, pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy