INDEP ngre alarmin: Faturat e ulëta të rrymës mund të fshehin varfërinë energjetike në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 10 September 2026
Organizata joqeveritare Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar Qarkoren e Energjisë me titull “Fatura e ulët që fsheh varfërinë – Si vetëkufizimi i konsumit i bën familjet e varfra të padukshme për politikat publike”, përmes së cilës ngre shqetësime për mënyrën se si identifikohet varfëria energjetike në Kosovë.
Sipas INDEP-it, një faturë e ulët e energjisë elektrike nuk nënkupton domosdoshmërisht se energjia është e përballueshme për një familje.
Organizata thekson se një pjesë e familjeve mund t’i mbajnë faturat e ulëta duke u detyruar të kufizojnë konsumin, si për shembull duke ngrohur vetëm një dhomë, duke reduktuar ndriçimin dhe gatimin apo duke hequr dorë nga përdorimi i pajisjeve dhe shërbimeve energjetike që u nevojiten.
Në analizën e saj, INDEP trajton edhe mënyrën se si Kosova e identifikon dhe mat varfërinë energjetike, përfshirë kriterin prej 250 kWh të përdorur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Sipas organizatës, problem mbetet edhe mungesa e një treguesi që do të identifikonte nënkonsumin e energjisë, ndërsa analiza shqyrton edhe përputhjen e sistemit aktual me standardet e Bashkimit Evropian dhe të Komunitetit të Energjisë.
INDEP argumenton se fatura e ulët nuk duhet të konsiderohet automatikisht tregues i mirëqenies apo efiçiencës energjetike.
Për të krijuar një pasqyrë reale të gjendjes së familjeve, sipas organizatës, nevojiten edhe të dhëna për temperaturën në banesë, numrin e dhomave që ngrohen, gjendjen e objektit, të ardhurat dhe nevojat e familjes.
Pa këto të dhëna, INDEP paralajmëron se familjet që kufizojnë konsumin për shkak të pamundësisë financiare mund të mbeten të padukshme për politikat publike.
Qarkorja është publikuar me mbështetjen e Heinrich Böll Stiftung, në kuadër të projektit “Prosper+III: Governing Energy Poverty in Kosovo”.

T� tjera
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...


































