Lajme

Zhvillimet në Kosovë, Terras: Sfida tjetër është zgjedhja e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 10 September 2026

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar sot me shefin e UNMIK-ut, Peter Due.

Pas takimit, Terras ka theksuar përmes një postimi në X rëndësinë e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke vlerësuar se zgjedhja e udhëheqjes së Kuvendit i ka dhënë fund një periudhe të zgjatur të bllokimit politik.

“Sfida tjetër e madhe është zgjedhja e Presidentit”, ka deklaruar Terras.

-Advertisement-

Eurodeputeti ka deklaruar gjithashtu se stabiliteti politik dhe dialogu ndërkomunitar në Kosovë janë thelbësore për avancimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy