Lajme

Rrahmani: Pushteti i VV-së që i shërben Listës Serbe ia dha 24 hektarë Manastirit të Deçanit dhe 146 mijë euro Dioqezës së Rashkës

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 September 2026

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka komentuar reagimet e VV-së në lidhje me Listen Serbe.

Ai ka bërë me dije se kjo është propaganda marksiste-leniniste, duke shtuar se VV-ja i i shërben Listes Serbe.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky pushtet i ka jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit dhe 146 mijë euro Dioqezës Rashkë.

-Advertisement-

“Qe çka bën propaganda marksiste-leniniste e këtij pushteti që i shërben Listes Serbe. I jep 24 hektarë Manastirit të Deçanit. I jep 146 mijë euro Dioqezës Rashkë. E pranon Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, që është edhe më e keqe se “Zajednica” dhe fillon zbatimin e tyre. Bashkë me Listën Serbe qeverisin nga viti 2021 deri me 5 nëntor 2022 kur Lista serbe jep dorëheqje”, ka shkruar ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy