Lajme

Haliti për Hotin: E shkeli marrëveshjen, tash po kërkon të fajësojë të tjerët!

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 09 September 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar pas deklarimeve të ish-kryeministrit dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Haliti ka kritikuar Hotin për mosrespektimin, sipas tij, të marrëveshjes së arritur ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se Hoti kishte deklaruar se nuk do të qëndronte në sallë gjatë procesit për Presidentin.

“Avdullah Hoti, pasi nuk e respektoi marrëveshjen që kishte arritur subjekti i tij me LVV-në dhe deklaroi se nuk do të qëndronte në sallë për çështjen e Presidentit, tash, në mënyrë retroaktive, po përpiqet t’i japë vetes të drejtë”, ka shkruar Haliti.

-Advertisement-

Ai ka thënë se në diskutimin për konstituimin po anashkalohet, sipas tij, një fakt i rëndësishëm.

“Ndërkohë, po harrohet një fakt i thjeshtë: nëse këta gjashtë do të ishin pro, ashtu siç është edhe vetë LDK-ja për prof. Bekim Sejdiun, çështja e konstituimit do të ishte moti e përfunduar”, është shprehur deputeti i LVV-së.

Në fund, Haliti ka kritikuar përpjekjet për t’ua atribuuar përgjegjësinë të tjerëve.

“Prandaj, është e vështirë të kërkosh përgjegjësi te të tjerët, duke anashkaluar rolin dhe përgjegjësinë tënde”, ka përfunduar ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy