SHBA për “ripozicionimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët, përparësi ka ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 03 September 2026
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e NATO-s për “tranzicionin gradual të pranisë” së përhershme të KFOR-it mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Në një përgjigje për Reporteri.net, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së ka rikujtuar, të enjten, se NATO aktualisht është duke zbatuar një “optimizim të pozicionimit të forcave” të misionit të KFOR-it, i cili proces do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe në koordinim të ngushtë me të gjitha palët relevante.
“NATO aktualisht është duke zbatuar optimizimin e pozicionimit të forcave të misionit të Forcës së Kosovës (KFOR). Procesi do të jetë gradual dhe do të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante”, tha Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Ambasada e SHBA-së ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare.
“Presim vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë gjatë gjithë procesit të optimizimit të pozicionimit të forcave të NATO-s”, thuhet më tej në përgjigje.
Sa i përket situatës së sigurisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet.
“Shtetet e Bashkuara i japin përparësi ruajtjes së stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ne e vlerësojmë përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, i cili garanton siguri afatgjatë për të gjitha komunitetet”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së.
Përkundër pyetjes së Reporteri.net nëse largimi gradual i pranisë së KFOR-it nga ura mbi Ibër nënkupton hapjen e saj për qarkullim të lirë dhe nëse SHBA-ja e mbështet një hap të tillë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë në përgjigjen e saj nuk ka dhënë një qëndrim të drejtpërdrejtë për hapjen e saj.
KFOR-i më 10 gusht njoftoi për nisjen e “tranzicionit gradual” të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. NATO ka bërë të ditur gjithashtu se ndryshime të ngjashme në praninë e KFOR-it do të ndodhin edhe në zona të tjera, përfshirë Manastirin e Deçanit.
Disa ditë pas këtij njoftimi, Admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), shtoi se vendimet lidhur me praninë e KFOR-it te Ura e Mitrovicës bazohen në vlerësimin për situatën e sigurisë. Ai, më 26 gusht 2026, tha se prania e KFOR-it do të shtohet në disa zona, përfshirë, por pa u kufizuar në, Mitrovicën e Veriut dhe veriun e Kosovës.
Sa i përket hapjes së urës nga ky proces, Admirali Wikoff ishte i qartë: “KFOR-i nuk e ka mandatin për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo u takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë që ta përcaktojnë, pasi KFOR-i ta përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”.

T� tjera
-
Hapet në Shenzhen ekspozita “Kina në Trashëgiminë Kulturore jomateriale”
Në prag të Samitit të 33-të të APEC, në Shenzhen nisi ekspozita e veçantë 'Ki...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...



































