Lajme

Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 03 September 2026

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë.
 

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. Mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

Viktima është bërë e ditur se është ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy