Lajme

Publikohen rezultatet e afatit të dytë të Maturës, kalueshmëria 55.1 për qind

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 02 September 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.

Sipas të dhënave të ministrisë, në afatin e dytë të provimit morën pjesë gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Sipas kësaj ministrie, arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

-Advertisement-

“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.

Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Testit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit”, njofton kjo ministri,

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy