“Punëtori frikësohet të shkojë në punë sepse potencialisht mund ta humb jetën”
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 02 September 2026
Viktima që vdiq të martën në Zubin Potok, ishte e 20-ta që pësoi në vendin e punës, vetëm në vitin 2026.
Lidhur me këto raste dhe rrezikshmërinë të cilës i nënshtrohen punëtorët kosovarë, sot u protestua, me një aksion simbolik, para Inspektoratit Qendror të Punës në Prishtinë.
Kjo ngjarje u organizua nga Instituti për Aksion Afirmativ, përfaqësuesi i të cilit, Lisjan Perolli tha se nga viti 2021 deri më 2026, 99 kosovarë vdiqën në vendpunishte, nëpër të cilat, siç tha ai, është shumë rrezik të punohet.
“Dje, një punëtor e humbi jetën në vendin e punës në Zubin Potok, 27-vjeçar. Është punëtori i 20-të që vetëm në vitin 2026 e ka humbur jetën. Pra punëtori i 20-të. Prej vitit 2021 deri në vitin 2026, 99 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës për shkak të rrezikshmërisë në vendpunishte. Edhe ne, e vetmja gjë që kemi dëgjuar prej qeverisë gjatë këtyre viteve është inspektimi edhe rritja e inspektorëve. Herë thanë që inspektorët kanë me u rritur në numër në 400, pastaj thanë kanë me u dyfishuar, pastaj thanë kanë me u trefishuar, edhe sivjet në zgjedhjet e fundit thanë që numri i inspektorëve ka me u rritur në 200. Po gjatë këtyre viteve, numri ka mbetur po i njëjtë, pak mbi 50”, tha Perolli.
Ai tha se synimi i Qeverisë duhet të jetë ndërtimi i mekanizmave të rinj që parandalojnë fatalitetin në punë.
“Çka duhet me ndodhur tash është shumë e rëndësishme. E para: Synimi i qeverisë do të duhej me qenë që të ndërtojë mekanizma të rinj përmes të cilëve e parandalon fatalitetin në vendin e punës edhe e rrit sigurinë edhe i parandalon lëndimet”, tha ai.
Më tej, ai thekson faktin se sot punëtori frikësohet të dalë në punë për shkak të mundësisë për të humbur jetën dhe se sipas tij, kjo duhet të ndryshojë.
Perolli potencoi se të gjitha vdekjet e deritashme të punëtorëve mund të ishin parandaluar nëse do të merreshin masa për sigurinë në vendin e punës.
“Sot punëtori frikësohet kur zgjohet nga gjumi për me dalë në punë sepse potencialisht mundet me e humbur jetën. Edhe kjo duhet me ndryshuar. Secila prej këtyre vdekjeve, prej këtyre 20-ve që i shënuam simbolikisht tek ky institucion, kanë mundur me qenë të parandaluara po të ishin marrë masa rreth sigurisë në vendin e punës. Është përgjegjësi e institucioneve që këtë gjë ta rregullojnë edhe është përgjegjësi sidomos e kësaj qeverisje e cila ka ardhur duke pretenduar një farë ndryshimi mbi trendin, e fatkeqësia është që trendi po vazhdon të jetë në rritje”, tha ai.

T� tjera
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...




































