Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 02 September 2026
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun për President është qëndrim i drejtë, legjitim dhe dinjitoz.
Mustafa ka thënë se kjo nuk lidhet me një emër të përveçëm, por me parimin që LDK-ja mos të bëhet pjesë e marrëveshjeve jashtëkushtetuese.
“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka folur edhe për votimin e Presidentit, ku tha se kjo çështje iu takon edhe subjekteve të tjera politike, pos VV-së dhe LDK-së. Ai ka shtuar se deputetë rnuk mund të detyrohen që të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ.
“Prolongimi i konstituimit të Kuvendit përtej kohës së përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese s’mund të përdoret si alibi për gjetjen e një figure konsesuale për President. Konesusi, edhe pse nuk është kategori që e përcakton Kushtetuta do të vlente nëse është vlerë që përfaqëson jo vetëm VV-në e LDK-në por edhe PDK-në, AAK-në dhe deputetët e subjekteve josërbe. Së pari do duhej të ekzistojë pajtueshmëri brënda çdo subjekti politik dhe pastaj ndërmjet subjekteve. Por çdo pajtimi do duhej ti paraprijë konstituimi i Kuvendit. Ndërkaq në qoftë se mendon dikush t’i detyrojë deputetët të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ atëherë bëhet fjalë për mungesë elementare të njohjes së Kushtetutës, të demokracisë së brendshme dhe frymës së Statutit të LDK-së”, ka thënë Mustafa për Express.
Të martën është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, theksuan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President.
Bajrami dhe Ymeri theksuan se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, ndërsa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e konsideroi këtë zhvillim si “hap drejt shkuarjes në zgjedhje”.

T� tjera
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...





































