Haxhiu për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku pas kundërshtimeve në LDK: Konsideroj se ende ekziston
Autori: Gazeta inFokus
21:52 | 01 September 2026
U.D Presidentja Albulena ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin konsensual për president.
Haxhiu ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut, duke theksuar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet t’i takojë vetëm një apo dy partive politike.
“Siç e dini, dje u arrit një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për emrin e profesor doktor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Si UD, e kam përshëndetur këtë vendim.Ka qenë shumë me rëndësi që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të merrnin pjesë në takime për këtë çështje, sepse çështja e presidentit nuk i takon një ose dy partive politike. Duhet që dy të tretat e deputetëve të marrin pjesë”, u shpreh ajo në “Politico” të Kanal 10.
Sipas Haxhiut, edhe pas takimit me grupin parlamentar ku gjashtë deputetë nuk e mbështesin Bekim Sejdiun, egociatat mes VV-së dhe LDK-së kanë vazhduar dhe marrëveshja për kandidatin presidencial, sipas saj, ende ekziston.
“E konsideroj që marrëveshja ende ekziston. Siç ndodh kudo, kur ka negociata, ato udhëhiqen nga liderët. Në rastin konkret ne e patëm Kurtin, në anën tjetër Abdixhikun, Osmanin dhe Lutfi Hazirin”, deklaroi Haxhiu.
Ajo ka thënë se pas këtyre negociatave, palët kanë arritur një marrëveshje për kandidatin për president, duke vlerësuar edhe figurën e Bekim Sejdiut.
“Pas këtyre negociatave, janë konsideruar si negociata që kanë çuar drejt një marrëveshjeje për një president. E çmoj figurën e tij”, tha Haxhiu.
Duke komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë dalë kundër propozimit, Haxhiu ka shprehur habinë e saj lidhur me pretendimin se deputetët nuk janë konsultuar për emrin e kandidatit.
“Ajo që unë nuk e kuptoj është që deputetët e LDK-së thonë se neve nuk na kanë konsultuar për emrin e tij”, tha ajo.

T� tjera
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...































