Lajme

Pas zhdukjes së profilit “Jona Çitaku”, reagon Muharremi: Askush nuk i ikën përgjegjësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 27 July 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas raportimeve për zhdukjen e disa profileve false në rrjetet sociale, në mesin e tyre edhe llogarisë “Jona Çitaku”, zhvillim që vjen në kohën kur Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për rastin “Lule Gjeli”.

Muharremi tha se mbyllja e llogarive në Facebook nuk i fshin gjurmët digjitale dhe se personat që kanë qëndruar pas tyre nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë.

“Këta njerëz që e kanë helmu shoqërinë me vite munden me i mbyllë llogaritë e tyre tani pas rastit ‘Lule Gjeli’, por gjurmët digjitale nuk fshihen kurrë nga META/Facebook. Ato ruhen dhe, me kërkesë të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, munden me qenë të qasshme për hetime. Përgjegjësisë nuk mundet me i ik askush në botën digjitale”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, përpjekjet për t’u fshehur pas mbylljes së profileve nuk i lirojnë autorët nga përgjegjësia për veprimet e tyre.

“Mundeni me tentu tash me u fsheh e me i mbyll llogaritë, por nuk mundeni me i ik përgjegjësisë për veprimet dhe dëmet që keni shkaktuar. Herët a vonë, secili duhet të japë llogari për atë që ka bërë”, shtoi Muharremi.

Ai theksoi se edhe në rrjetet sociale duhet të ketë përgjegjësi ligjore, njësoj si në jetën e përditshme.

“Bota digjitale nuk është anaraki e pa përgjegjësi e pa ligj. Përgjegjësia në rrjete sociale, në internet, është po e ngjashme sikur përgjegjësia në jetën e përditshme”, u shpreh ai.

Muharremi u bëri thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të veprojnë më aktivisht dhe të mos presin denoncime për raste që, sipas tij, janë publike prej vitesh.

“Prokuroria, Policia dhe institucionet e drejtësisë mjaft janë vonu dhe kanë toleru shumë. Dëme të mëdha i janë shkaktu Kosovës. Shoqëria është helmu dhe është nda, si kurrë më parë. Tani institucionet duhet me u bë shumë të gjalla dhe aktive dhe me i hetu e ndjekë të gjitha rastet. Nuk ka nevojë me ardh secili me ju njoftu në zyrë. Detyra juaj është me i hetu rastet proaktivisht dhe me i gjetë vetë faktet që janë me qindra mijëra dhe janë publike”, përfundoi ai.

Reagimi i Muharremit vjen pasi, krahas hetimeve për rastin “Lule Gjeli”, nga Facebook është zhdukur edhe profili anonim “Jona Çitaku”, i cili për vite me radhë ishte aktiv me publikime politike dhe ishte akuzuar për propagandë, sulme të koordinuara dhe linçim të zërave kritikë në rrjetet sociale.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy