Zjarri në Vlorë po merr përmasa të rrezikshme, frikë se mos u afrohet bizneseve
Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 26 July 2026
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.
Vatra e zjarrit ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.
Banorët dhe pushuesit në qytetin e Vlorës në ndihmë të zjarrfikësve për të izoluar flakët dhe për t’i shuar ato. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke detyruar forcat zjarrfikëse të vendosin në dispozicion të gjithë personelin për izolimin e vatrës.
Zjarri rrezikon të përfshijë një sipërfaqe të madhe me pyje dhe bimësi, ndërsa ekziston rreziku që flakët t’u afrohen edhe bizneseve dhe ambienteve të tjera pranë zonës.
Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
Siç raporton Top Channel menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në një zonë me bimësi të dendur dhe erës që favorizon avancimin e flakëve.
Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se aktualisht ne Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.
/Kosovapress/

T� tjera
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...































