Lajme

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 25 July 2026

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën dje në Vragoli të Fushë Kosovës pasi u godit nga veturë.

Policia në raportin 24-orësh tha se dyshohet se shoferi e kishte goditur atë nga pakujdesia.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 24.07.2026 – 03:00. Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse,  vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy