Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 13 July 2026
Lëvizja për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës pritet të hyjë në një fazë të re gjatë ditës së nesërme.
Burime të Gazetës Infokus bëjnë të ditur se një grup delegatësh të LDK-së pritet të dorëzojnë zyrtarisht nënshkrimet e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku pritet të hapet debat edhe për udhëheqjen aktuale të partisë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Infokusi, pakënaqësitë brenda partisë janë intensifikuar pas rezultateve të fundit zgjedhore, me një pjesë të strukturave që vlerësojnë se LDK-ja nuk ka arritur të kapitalizojë politikisht zhvillimet e viteve të fundit dhe as të rikthehet në nivelin që synon elektoralisht.
Burimet thonë se nënshkrimet janë mbledhur në vazhdimësi gjatë javëve të fundit dhe se dorëzimi i tyre do të shënonte hapin e parë formal drejt procedurave statutare për thirrjen e Kuvendit.
Nëse procedura ecën përpara, një nga temat kryesore që pritet të diskutohet është edhe përgjegjësia e kryesisë aktuale për rezultatet zgjedhore, përfshirë pozitën e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Zërat kritikë brenda partisë kanë shtuar presionin ndaj kreut të LDK-së muajt e fundit, ndërsa debate të brendshme kanë shpërthyer edhe publikisht mes figurave të ndryshme të partisë.
Pavarësisht kësaj, Abdixhiku ka bërë të qartë se nuk e sheh dorëheqjen si opsion. Në një deklarim të bërë më 9 korrik, ai tha se nuk planifikon të largohet nga drejtimi i LDK-së.
Kujtojmë se në fillim të vitit 2026, Abdixhiku kaloi një proces votëbesimi brenda partisë, ku delegatët vendosën ta konfirmojnë në krye të LDK-së. Megjithatë, sipas burimeve të Infokusit, zhvillimet e fundit tregojnë se pakënaqësitë nuk janë zbehur dhe se një pjesë e delegatëve po kërkojnë rihapjen e debatit për drejtimin e partisë./GazetaInfokus

T� tjera
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...


































