Organizatat që monitorojnë përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së: Nuk do ta vlerësojmë procesin shkaku i presionit politik ndaj transmetuesit publik
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 13 July 2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procedurën për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Përmes një deklarate të përbashkët, ata kanë bërë të ditur se ky vendim është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të RTK-së dhe shqetësimeve për gjendjen aktuale në transmetuesin publik.
Sipas tyre, RTK-ja aktualisht po përballet me presion politik, i cili manifestohet në forma të ndryshme, përfshirë ndërhyrjet në përmbajtjen e lajmeve, presionin ndaj gazetarëve dhe problemet financiare që, sipas deklaratës, kanë rezultuar edhe me vonesa në pagesën e pagave.
“Në këto rrethana, ne jemi të bindur se Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Transmetuesit Publik”, thuhet në reagim.
Megjithatë, organizatat dhe juristja kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të monitorojnë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe ato që lidhen me procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces”, thuhet në deklaratë.
Deklarata është nënshkruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Flutura Kusari./GazetaInfokus

T� tjera
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...































