NATO 3.0, Shala: Synon rikthimin te misioni origjinal, Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen
Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 12 July 2026
Eksperti ushtarak, Berat Shala, ka deklaruar se koncepti i ashtuquajtur “NATO 3.0” nuk është një ide e re, por rezultat i një procesi studimor dhe diskutimesh që kanë nisur prej kohësh.
Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij koncepti është distribuomi i barrës së mbrojtjes ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s.
“Çështja e NATO 3.0, ne duhet ta kuptojmë që nuk ka filluar diçka tani, domethënë është një studim që është bërë me kohë. Nënsekretari i Luftës për Politika, autori i kësaj NATO 3.0, është çështje që kërkon distribuimin e barrës brenda shteteve të NATO-s. Siç e thashë, kjo nuk është diçka e re. Këtë e kanë thënë disa herë edhe ish-presidentë të tjerë amerikanë”, deklaroi ai.
Shala përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova theksoi se ky nuk është domosdoshmërisht një ndryshim i doktrinës amerikane, por një rikthim te funksioni bazë për të cilin u krijua NATO.
“NATO duhet ta kuptojmë që NATO 1.0 ishte gjatë Luftës së Ftohtë, ku kryesisht e kishte mbrojtjen dhe frenimin kryesor. Pastaj NATO 2.0 ishte ajo ku NATO fokusohej jashtë zonës së NATO-s, në misione paqeruajtëse. Tani, me NATO 3.0, ShBA-ja kërkon që tërifokusohet ose të rikthehet në misionin e vet origjinal të NATO-s që është mbrojtja dhe frenimi. Nuk mund të them që është një doktrinë amerikane specifikisht, por është rikthim në misionin origjinal të NATO-s, sië bërë NATO-ja në fillim, për mbrojtje dhe frenim të kërcënimit rus, gjë që u konfirmua edhe gjatë samitit në Ankara, që Rusia si një prej kërcënimeve afatgjata për Evropën”, tha Shala.
Sipas ekspertit ushtarak, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe të mos mbështeten kryesisht në kapacitetet amerikane.
“Domethënë, kjo është kërkesë e ShBA-së që NATO të rikthehet në misionin origjinal të saj: mbrojtjen dhe frenimin, ose frikësimin. Përveç kësaj, SHBA-ja kërkon që Evropa t’i marrë përgjegjësitë e veta, ta mbrojë Evropën, domethënë të mos mbështetet kryesisht në kapacitetet e ShBA-së, por ta lirojë ShBA-në që të ofrojë vetëm kapacitete të fokusuara, siç i quan ajo, në aspektin e inteligjencës, aspektin strategjik, të hapësirës e të tjera”, tha ai.

T� tjera
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...






























