Lajme

Ymeri për hulumtimin e Infokusit: AKP po përdoret për atë që VV e kritikoi për vite me radhë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 09 July 2026

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas hulumtimit të publikuar nga Gazeta Infokus lidhur me privatizimin e pronave shtetërore, duke akuzuar pushtetin për përdorim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në funksion të interesave partiake.

Përmes një postimi publik, Ymeri ka thënë se hulumtimi i realizuar nga gazetarja Hateme Smajli ka treguar se AKP po përdoret për praktika të cilat, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje i ka kundërshtuar për vite me radhë.

“Hulumtimi i Infokus nga Hateme Smajli ka treguar që AKP po përdoret nga VV për atë që e ka kritikuar për vite me radhë: shitblerjen e tokave të shtetit për pak para dhe për përfitime partiake”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Ajo ka kujtuar kundërshtimin e saj ndaj zgjedhjes së disa anëtarëve të Bordit të AKP-së, duke thënë se kishte paralajmëruar rrezikun e kapjes së institucionit.

“Këtë e dija kur kundërshtova zgjedhjen e disa anëtarëve të bordit me të kaluar penale, gjë që u votua blanko nga Vetëvendosje, ku i cilësova si parti përfitues të klasit shtetëror”, është shprehur ajo.

Ymeri ka ngritur dyshime edhe për proceset e emërimeve në AKP, duke deklaruar se ishte e ditur paraprakisht se për kë po përgatitej pozita e drejtorit ekzekutiv.

“Në fakt e dihej edhe për kë po përgatitej pozita e drejtorit ekzekutiv dhe që po del se do të jetë personifikim i logjikës Partia – Familja – Shteti”, ka deklaruar deputetja e zgjedhur e LDK-së.

Sipas saj, kjo paraqet një strukturë që mund të krijojë hapësirë për keqpërdorime të tjera, ndërsa ka kritikuar shumicën parlamentare për mënyrën e veprimit.

Në fund, Ymeri ka thënë se përgjegjësia për të ndarë të mirën nga e keqja mbetet tek qytetarët.

“Meqenëse grupi parlamentar i pushtetit nuk dëgjon përtej mesazheve diktuese, e kryetari i partisë nuk ka interesim t’i mbrojë tokat e këtij vendi, këtu të mirën mbi të keqen mund ta vendosë dhe ta ndajë vetëm qytetari”, ka përfunduar ajo./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy