Sport

Gjermania po fiton pas pjesës së parë ndaj Curaçaos

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 14 June 2026

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Curaçaos.

Është kombëtarja gjermane që po avancon 3-1 pas 45-minutëshit të parë.

Gjermanët dolën të parët në epërsi me anë të Felix Nmechas në minutën e gjashtë.

-Advertisement-

Curaçao barazoi në 1-1 me anë të Livano Comenencias në minutën e 21-të.

Gjermania, megjithatë, e riktheu epërsinë në minutën e 38-të.

Ishte Nico Schlotterbecku që shënoi në minutën pas një goditje këndi.

Golin e tretë për kombëtaren gjermane e shënoi Kai Havertzi nga penalltia, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kjo ndeshje i përket Grupti E të Botërorit 2026, ku po mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy