Lajme

Shoferi mitrovicas gjobitet me 300 euro, tejkaloi shpejtësinë më shumë se dyfishi i lejuar

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 08 June 2026

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut në rrugën Skenderaj-Drenas, në segmentin e rrugës në fshatin Polac, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar kundërvajtësin i cili po lëvizte me shpejtësi prej 137 km/h, në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Sipas njoftimi të policisë, ndaj shkelësit të rregullave të trafikut është shqiptuar gjobë prej 300 euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajsh, në territorin e Kosovës.

“Polica e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve”

-Advertisement-

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy