Deklarimet e liderëve politikë pas zgjedhjeve: PDK e pakënaqur me rezultatin, të tjerët konstatojnë sukses zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus
18:46 | 08 June 2026
Partia Vetëvendosje doli sërish fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dielën, duke siguruar rreth 43 për qind të votave sipas rezultateve preliminare.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mori rreth 17 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori rreth 7 për qind.
Ishin zgjedhjet e treta në 18 muaj, me rezultate që i afrohen atyre të 9 shkurtit 2025.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh para mbështetësve se drejtimi i vendit është “në duart e sigurta.”
“Unë jam kryeministri juaj. Herë kryeministër në detyrë e herë në detyrë të kryeministrit,” tha Kurti.
Ai premtoi bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe vazhdimin e projekteve të nisura.
“Nesër në 8 mëngjes krejt qeveria është në punë,” u tha Kurti mbështetësve të vet
Kurti u shpreh se Kosovës i mungon Kuvendi, dhe jo qeveria e institucioni i presidentit të cilin e mban me ushtrues detyre të partisë së vet.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pranoi rezultatin por u shpreh se procesi nuk kishte qenë i drejtë.
“Zgjedhjet kanë qenë të lira, mirëpo nuk kanë qenë të drejta. Kanë qenë të pabarabarta,” deklaroi Hamza.
Hamza akuzoi qeverinë për shpërdorim të parasë publike dhe burimeve shtetërore.
Ai tha se rezultati përbën mesazh të qartë nga votuesit dhe shtoi se “PDK ka mundur më mirë e më shumë.”
“Votuesit na kanë thënë na keni lodh, boll,” tha Hamza, duke iu referuar rreth 200 mijë votave më pak se zgjedhjet e mëparshme.
Kryetari i PDK-së bëri thirrje për marrëveshje politike të shpejtë, pa vonesa.
“Për me pas institucione shpejt duhet marrëveshje politike,” tha Hamza.
Ai tha se PDK do të mbajë zgjedhje të brendshme këtë vit, me garë të hapur edhe për kreun e partisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e vlerësoi rezultatin si rritjen më të madhe që ndonjë subjekt politik ka arritur në këto zgjedhje.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje,” tha Abdixhiku.
Ai tha se partia kaloi nga 13 në 18 për qind, duke siguruar 20 mandate.
“Me 20 mandate LDK e Kosovës ka një të ardhme shumë të mirë përpara,” deklaroi ai.
Abdixhiku e quajti rezultatin reflektim të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin dhe një “frymë të re” politike.
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se gara u zhvillua në kushte të pabarabarta por shprehu besim në të ardhmen.
“Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajtur në një terren absolutisht jo ferr politik,” tha Gjini, duke shtuar se vullneti qytetar kishte treguar drejtimin e duhur.
“Në fund të fundit duhet me ju thënë që kjo që ne e përfaqësojmë patjetër që një ditë ka me fituar,” tha Gjini.

T� tjera
-
“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës
E moshuara Bahtije Kastrati, nëna e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
-
Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vl...
-
SKANDALOZE: Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë detyrohet të jap dorëheqje, nuk u pajtua me urdhërin e Prebrezës për ndeshkimin e drejtorit të gjimnazit
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo...
-
Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)
Prince Caffe ka nisur përsëri zgjerimim e rrjetit të eksportit. Këtë radhë, s...
-
Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Forcës, ka shprehur kre...
-
Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajt me ar*më zja*rri, arrestohen tre persona
Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku...
-
Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë tashmë keni institucione
Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten pa fonde nga Plani i Rritjes, ...
-
Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Koso...
-
“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë z...
-
Kos i drejtohet Kurtit: Qeveria e re është një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar ...
-
Në telefonin e Arlindës është videoja e vrasjes që ndodhi në sy të djalit të saj: Jetoni e ndoqi krimin “live” kur pa çfarë ndodhi, u tha policëve “shkoni, se u bë m*t”
“Arlinda Zekaj me telefonin e saj ka arritur ta faktojë vrasjen e saj”, ka de...
-
Fëmijët të parët në radhë, FSK-ja hap dyert për qytetarët në Ditën e Forcës
Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur sot dyert e kazermave për qytetarët, në ...




































