Lajme

LDK-ja prin fuqishëm në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 07 June 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë forca e parë politike në këtë komunë, sipas rezultateve të publikuara pas përfundimit të numërimit të votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK ka siguruar 5,924 vota apo 39.44 për qind të votave, duke lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë 5,415 vota ose 36.05 për qind.

Në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1,338 vota apo 8.91 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 1,299 vota ose 8.65 për qind.

-Advertisement-

Rezultatet tregojnë një garë të fortë mes dy partive më të mëdha, por me LDK-në që ka arritur të ruajë epërsinë dhe të dalë fituese me 509 vota më shumë se LVV.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy