Lajme

Cakolli zbulon sa ulëse ka secila parti në Kuvend pa votat e diasporës

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 07 June 2026

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se sa deputetë do të marrin partitë politike.se bazuar në rezultatet e deritashme, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se pa votat e diasporës dhe votave tjera të panumëruara, VV do të ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8 deputetë.

“Bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve për zgjedhjet parlamentare, kjo do të ishte përbërja e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka thënë ai. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy