Lajme

Besim Hoxha takon mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt, diskutohen sfidat dhe perspektivat e arsimit

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt, ku janë diskutuar një sërë temash me rëndësi për sistemin arsimor në vend, shkruan Gazeta Infokus. 

Gjatë takimit, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer mendime dhe propozime lidhur me rritjen e përfshirjes së psikologëve dhe sociologëve në institucionet arsimore, zhvillimin e mëtejshëm të arsimit profesional, përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit, si dhe çështje të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit.

Hoxha e vlerësoi takimin si tejet frytdhënës, duke theksuar se bashkëbisedimet me profesionistët e arsimit janë të domosdoshme për të ndërtuar politika që i përgjigjen nevojave reale të shkollave dhe nxënësve.

-Advertisement-

“Takime të tilla na japin energji për të ecur përpara pa u ndalur. Arsimi është jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e vendit tonë”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhës, investimi në arsim dhe mbështetja e mësimdhënësve mbeten ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe të shtetit./Gazeta Infokus.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy