Lajme

Zana Avdiu: “Jam tronditur nga letra që i është dërguar Alisa Jetullahut, ajo vajzë i duhet Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 02 June 2026

Moderatorja Zana Avdiu ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu, duke theksuar nevojën për përfaqësim më të madh të të rinjve në politikë, shkruan Gazeta Infokus.

Avdiu tha se është prekur nga një letër që i është dërguar Alisa Jetullahut nga një vajzë 18-vjeçare, e cila përshkruan sfidat me të cilat përballet rinia në Kosovë.

“I kam 18 vjet, në vend se me ëndërru, po mendoj qysh me mbijetu”, citoi Avdiu nga letra, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të realitetit të rëndë që prek shumë të rinj në vend.

-Advertisement-

Sipas saj, në letër flitet për emigrimin e të rinjve, mungesën e perspektivës, pasigurinë në arsim dhe vështirësitë për të ndërtuar një të ardhme të qartë në Kosovë.

Avdiu kritikoi politikanët që kanë qenë për vite me radhë në skenën politike, duke pyetur nëse po merren mjaftueshëm me këto probleme që prekin brezin e ri.

Ajo vlerësoi kandidaturën e Alisa Jetullahut, e cila sipas saj në moshën 22-vjeçare po sjell në politikë zërin e të rinjve dhe fokusin te arsimi, avancimi profesional dhe punësimi.

“Ajo ka një fokus të madh tek rinia. Te kushtet për arsim, avancim e punësim. Prandaj, në kuvend na duhen të rinj e të reja si Alisa, që janë vazhdim i një zëri që nuk do me u ndal te ankesa, por me u kthy në veprim.”, ka thënë Avdiu.

Ajo shtoi se ashtu si gratë përfaqësohen më mirë nga gratë në politikë, edhe të rinjtë duhet të kenë mundësi të përfaqësohen nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilët i njohin nga afër sfidat dhe nevojat e gjeneratës së re.

Ndryshe Alisa Jetullahu kandidon me numër 99 në listën zgjedhore të LDK-së./Gazeta Infokus.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy