Nga premtimi për mbyllje, në 3 milionë euro shpenzime për paga dhe pazare me negociim për 56 prona në AKP
Autori: Hateme Smajli
11:29 | 12 May 2026
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ky institucion që dikur premtohej të mbyllej nga qeveria Kurti, sot jo vetëm që vazhdon të funksionojë, por është kthyer në një mekanizëm ku dominojnë punësimet, shpenzimet dhe shitjet direkte të pronave pa transparencë dhe pa garë të hapur.
Mbi 56 prona në Agjencinë Kovare të Privatizimit janë shitur në mënyrë direkte, pa tenderë të publikuar dhe pa sqarime të detajuara për opinionin publik. Shitja e aseteve vetëm në vitin 2025, sipas raportit të siguruar nga Gazeta Infokus, ka kapur shifrën 19,760,716 euro, por pa u bërë publike lista e pronave apo mënyra konkrete e vlerësimit të tyre.
Ndërkohë, nga rreth 4 milionë euro buxhet, mbi 3 milionë euro janë shpenzuar vetëm për paga dhe mëditje, duke lënë shumë pak hapësirë për investime reale apo zhvillim institucional.
56 SHITJE DIREKTE PA TENDERË
Sipas raportit, vetëm për një vit në AKP janë realizuar 56 shitje direkte, jashtë procedurave të tenderimit.
“Gjatë vitit 2025 janë hartuar gjithsej 152 kontrata të shitjes, përfshirë:
• 81 kontrata për shitjen e aseteve përmes tenderit;
• 56 kontrata për shitje direkte;
• 15 kontrata për shitjen e banesave”, thuhet në raport.
Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa totale e transparencës – nuk jepen detaje për pronat e shitura në mënyrë direkte, vlerën individuale të tyre apo kriteret mbi të cilat janë realizuar këto shitje.
Të hyrat totale për vitin 2025 në AKP arrijnë në 26,401,891 euro, ku një pjesë e konsiderueshme lidhet me shitje të aseteve, përfshirë edhe ato të realizuara pa procedura të hapura.

SHPRONËSIME DIREKTE NGA QEVERIA KURTI
Qeveria Kurti ka qenë pjesëmarrëse edhe në shpronësimin e disa aseteve të AKP-së.
“Shpronësimi i Aseteve: Qeveria e Kosovës ka shpronësuar asete të caktuara për nevoja të institucioneve publike. Të hyrat nga shpronësimi janë: 1,023,750 €”, thuhet në raport.
Edhe në këtë rast mungojnë të dhënat bazike – nuk dihet sa prona janë shpronësuar, cilat janë ato dhe mbi çfarë baze është bërë vlerësimi i tyre.

4.5 MILIONË EURO BUXHET – POTHUAJSE I GJITHI NË PAGA
“Po vidhet në paga e po vidhet në mëditje”, kishte deklaruar dikur Albin Kurti nga opozita, duke premtuar mbylljen e AKP-së.
Sot, realiteti paraqitet ndryshe. Për vetëm një vit, në kohën e Kurtit, në AKP janë shpenzuar mbi 3 milionë euro në paga dhe mëditje për bordin dhe stafin.
Buxheti total i AKP-së për vitin 2025 ishte 4,543,303 euro, ku 99.99% e tij ka shkuar në paga dhe mëditje. Krahasuar me vitin 2024, kur kjo përqindje ishte 93%, rritja në 2025 tregon një fokus pothuajse total në shpenzime administrative.
Ndërkohë, vetëm 840 mijë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime, dhe rreth 53 mijë euro për shpenzime kapitale, duke lënë në hije çdo pretendim për investime zhvillimore. Pra vetëm 1% e buxhetit është përdorur për shpenzime kapitale e të tjera.

SHPENZIME PËR “SHËRBIME” PA SHPJEGIM
AKP ka shpenzuar 646,760 euro, nga të cilat 461 mijë euro në kategorinë “shërbime”, pa dhënë asnjë sqarim konkret se për çfarë shërbimesh bëhet fjalë.
Kjo mungesë transparence e bën të pamundur vlerësimin real të këtyre shpenzimeve.
Ndërkohë, 10 kontrata për furnizim me mallra kanë kushtuar 185,060 euro.

TË HYRAT NGA QIRATË
Gjatë vitit 2025, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka dhënë me qira gjithsej 1,445 asete, nga të cilat janë inkasuar 6,455,610 euro.
Prej tyre, 1,369 asete të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim kanë gjeneruar 5,739,904 euro, ndërsa 71 asete në administrim direkt kanë sjellë 698,433 euro dhe 5 asete në tranzicion kanë gjeneruar 17,273 euro.

PUNËSIMET FAMILJARE DHE PARTIAKE
Gazeta Infokus ka raportuar vazhdimisht për punësime familjare dhe në baza partiake në këtë institucion.
Së fundmi, kontrata i është vazhduar vajzës së Shpejtim Bulliqit të LVV-së, e cila është bërë zyrtare në Zyrën Rajonale të AKP-së në Prishtinë.
Në konkursin për tre pozita në këtë zyrë, Komisioni i Pranimit ka renditur në vendin e parë me pikë maksimale Egzonë Bulliqi.
Ajo kishte qenë e angazhuar që nga viti 2022 si ofruese shërbimesh në të njëjtën zyrë.
Në vendin e tretë është renditur Vanesa Krasniqi, bashkëshortja e Taulant Tanushajt, i cili është shef kabineti në KOSTT dhe njihet si i afërt me ushtruesin e detyrës së kryeshefit në AKP, Burim Leci.
Afërsitë personale dhe ekspozimi i tyre publik vetëm sa shtojnë dyshimet për ndikim në proceset e punësimit.
FUTJA NË BORDE E TË DYSHUARVE PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE E KORRUPSION
Gazeta Infokus ka raportuar edhe për emërimin e disa anëtarëve të bordit me probleme me ligjin.
Lista e bordit u dërgua pa qenë pjesë e rendit të ditës në komisionin që udhëhiqej nga Rozeta Hajdari dhe më pas u votua në Kuvend nga deputetët e LVV-së.
Në këtë bord përfshihen:
- Hekuran Nikçi, kryesues, i arrestuar dhe i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion;
- Feim Kelmendi, nën hetim nga Prokuroria Speciale;
- Atdhe Hykolli, i raportuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Këto zhvillime, të kombinuara me mungesën e transparencës në shitje, shpenzime dhe punësime, ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si u menaxhua Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në kohën e qeverisë Kurti, premtimi i fuqishëm i së cilës ishte pikërisht mbyllja e këtij institucioni ku sipas tyre po bëheshin vjedhje të llahtarshme e keqpërdorime./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...






























