Kosova në kaos, Lugina e Preshevës në zhdukje
Autori: Gazeta inFokus
11:27 | 08 Maj 2026
Si po ia arrin Serbia qëllimit të saj në Kosovë? E ndihmuar nga Rusia dhe qarqe evropiane ia ka arritur që përmes Gjykatës Speciale ta eliminojë UÇK-në nga skena politike dhe ta fusë Kosovën nën sabotazh që e ka paralizuar jetën në Kosovë. Mbi këtë bazë ajo heshtazi po e bën autonominë në veri, ku Kosova tashmë e ka humbur sovranitetin, sepse nuk kontrollon më pothuajse asgjë atje.
Përderisa ne po vendnumërojmë në zgjedhje pas zgjedhjesh, ku secili secilin po e quan argat të Serbisë, kjo e fundit me qetësi të padurueshme po i pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në vend që ne t’i drejtojmë tytat dhe shtizat kah Serbia, i kemi kthyer ato kundër njëri tjetrit. Pra, përderisa ne i kemi hyrë gërshërë njëri tjetrit, Serbia u ka hyrë gërshërë shqiptarëve të Luginës dhe këtë po e bën me shpejtësi drite.
Dje nuk e deshëm Luginën e Preshevës me shqiptarë, sepse thonim nuk e japim veriun me serbë. Kurse nesër do ta duam ndoshta, por nuk do të ketë më asnjë shqiptar aty. Pra, nesër s’do të kemi as Luginë të Preshevës dhe as veri të Kosovës. Veriun e humbën sot, Luginën nesër. Më antikombëtare se kaq s’ka se si të jetë politika e atyre që vazhdojnë të shesin patriotizëm ditën e të bashkëpunojnë me serbë natën. Luaje macë kokën e buallit – thotë një fjalë popullore.
Lëre që Kosova e ka harruar tërësisht Luginën e Preshevës, po ç’është më fatalja edhe raportet me Shqipëri e shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kurrë më të këqija s’i ka pasur, ndërkohë që diaspora kurrë më e përçarë nuk ka qenë. Sa më shumë që Kosova po i prish raportet me troje shqiptare dhe me SHBA, aq më thellë po na futet Serbia në Kosovë, ndërkohë që evropianët vetëm po bëjnë sehir, ngase po korrin investimet e veta politike.
A.H.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























