Vazhdojnë punësimet e grave dhe vajzave: Vajza e Shpejtim Bulliqit dhe gruaja e shokut të kryeshefit rehatohen në AKP
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 30 April 2026
Në vazhdën e punësimeve dhe emërimeve të shumta në pozita të larta brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit, institucion që Albin Kurti kishte premtuar ta mbyllte si në opozitë ashtu edhe pas ardhjes në pushtet, po thellohet dyshimi për një sistem të organizuar favorizimesh.
Përveç familjarëve të zyrtarëve të pushtetit, në këtë institucion tashmë po depërtojnë edhe lidhje të tjera të afërta – përfshirë bashkëshortet e miqve të figurave kyçe drejtuese.
Vajza e Shpejtim Bulliqit sërish në listë
Në konkursin e fundit për tre pozita të zyrtarëve në Zyrën Rajonale në Prishtinë, Komisioni i Pranimit ka renditur me pikët maksimale në vendin e parë Egzonë Bulliqi, vajzën e Shpejtim Bulliqi.
Ajo nuk është emër i ri në këtë institucion. Që nga viti 2022, Egzonë Bulliqi ishte angazhuar në të njëjtën zyrë si ofruese e shërbimeve – rast për të cilin kishte raportuar më herët Gazeta Infokus.

Në listë edhe bashkëshortja e mikut të kryeshefit në detyrë
Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, në vendin e tretë të listës, gjithashtu me pikë të larta krahasuar me kandidatët e tjerë, renditet Vanesa Krasniqi.
Ajo është bashkëshortja e Taulant Tanushaj, i cili mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeshefit në KOSTT dhe njihet si mik i afërt i Burim LeciT, ushtrues detyre i kryeshefit në AKP.
Marrëdhënia mes Tanushajt dhe Lecit nuk është e panjohur për publikun. Ata shpesh e ekspozojnë këtë afërsi edhe në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të ndjeshëm perceptimin për ndikim të mundshëm në procese të brendshme punësimi.

Nga premtimet për reformë te praktikat e vjetra
Zhvillimet e fundit në AKP rikthejnë në vëmendje kontrastin e thellë mes premtimeve politike për reformim dhe realitetit të menaxhimit institucional. Institucioni që ishte paralajmëruar të mbyllej, po vazhdon të funksionojë si një hapësirë ku lidhjet familjare dhe shoqërore duket se kanë peshë të konsiderueshme në përzgjedhjen e stafit.
Në mungesë të transparencës së plotë dhe llogaridhënies institucionale, këto raste rrisin dyshimet për kapje të institucioneve dhe minojnë besimin e publikut në meritokraci.
Gazeta Infokus javën që lamë pas raportoj edhe për tre emra të cilët qeveria Kurti i rehatoi në bordin e AKP-së e që të të tre përfshirë kryesuesin kishin pasur probleme me ligjin.
Pas propozimit të emrave të tyre në qeveri, kjo listë prej 7 emrave të anëtarëve të bordit të drejtorëve në AKP u dërgua pa qenë pjesë e rendit të ditës në komisionin që udhëhiqej nga ish ministrja e deputetja e Lëvizjes Vetëvendoje, Rozeta Hajdari.
Pas kësaj deputetët e LVV-së votuan pro këtij bordi në Kuvend, ku pjesë e tij ishin Hekuran Nikçi si kryesues, i arrestuar dhe i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Feim Kelmendi po ashtu duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për të njëjtën vepër ishte raportuar në polici edhe Atdhe Hykolli./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...































