Ekskluzive: Infokus siguron emailin e Sindikatave – Përveç Nikçit dhe Kelmendit edhe Atdhe Hykolli i dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, u propozuan nga qeveria Kurti për bordin e AKP-së
Autori: Hateme Smajli
15:09 | 27 April 2026
Sot në Kuvendin e Kosovës në rend dite pritet të miratohet edhe një vendim i qeverisë së Kosovës me emrat për kryesyuesin dhe anëtarët e bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndër ta kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili para se të vinte në pushtet kishte premtuar ta mbyllte fare këtë Agjenci tani në listë për kryesues të këtij bordi ka futur Hekuran Nikçin, i arrestuar dhe i dyshuar për korrupsion gjatë kohës sa ishte kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës.
Edhe Feim Kelmendin, po ashtu i dyshuar dhe duke u hetuar nga Prokuroria Specialr për “Keqpërdorim të detyrës Zyrtare” dhe “Cenim i të drejtave në marrëdhënien e Punës” sa ishte në pozitën e Zyrtarit Kryesor për Financa dhe Thesar në Telekomin e Kosovës për të cilët raportoj Gazeta Infokus të premten me 25 prill.
Por në këtë listë përveç emrave që raportoj Infokusi që kanë probleme me ligjin, po del të jetë edhe një emër tjetër i cili po kundërshtohet fuqishëm edhe nga sindikata dhe federata të Kosovës.
Bëhet fjalë për Atdhe Hykollin. Gazeta Infokus ka siguruar një email i cili është shkruar nga 5 federata dhe 2 sindikata të Kosovës ku me urgjencë u bëhet thirrje grupeve parlamentare në Kuvend të mos e votojnë, Atdhe Hykollin për anëtar të bordit të AKP-së.
NDIQNI VIDEON:
Ai po akuzohet se si pasojë e keqmenaxhimit të tij si kryetar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shumica e federatave kishin ishin larguar nga BSPK-ja në vitin 2024.
“Ne, federatat e poshtëshënuara, përmes kësaj shkrese shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me propozimin për emërimin e z. Atdhe Hykolli si anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ju informojmë se mandati i rregullt i z. Atdhe Hykolli si kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka përfunduar më 2 tetor 2025. Pas kësaj date, i njëjti nuk ka mandat ligjor dhe statutar për të ushtruar këtë funksion dhe, rrjedhimisht, nuk mund të konsiderohet përfaqësues legjitim i BSPK-së.Më tej, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të pozitës nga ana e tij, shumica e federatave përfaqësuese janë larguar nga BSPK-ja që nga viti 2024, duke e bërë BSPK-në jofunksionale dhe pa përfaqësim real të punëtorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë email.
Madje sipas tyre Atdhe Hykollit i është bërë po ashtu kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” mirëpo pavarëissht kësaj dhe ankesave të vazhdueshme për të në Ministri dhe Inspektoratin e Punës, thuhet se Hykolli ka vazhduar të paraqitet në emër të BSPK-së, jashtëligjshëm edhe pas përfundimit të mandatit.
“Federatat, në vazhdimësi, kanë ngritur shqetësime për këto çështje, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse, përfshirë Ministrinë e linjës dhe Inspektoratin e Punës. Gjithashtu, është ushtruar edhe kallëzim penal lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës nga ana e z. Hykolli. Pavarësisht përfundimit të mandatit, z. Hykolli ka vazhduar të veprojë dhe të paraqitet në emër të BSPK-së, në kundërshtim me Ligjin për Organizimin Sindikal dhe Statutin e BSPK-së”, thuhet në këtë email.
Prandaj Federata Sindikale e Shëndetësisë, Federata e Sindikatës së Pavarur të Administratës – SPAK, Federata e Doganës, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Sindikata e ATK-së, Federata e SRR–KEK, Federata sindikale e sherbimevë Publike të Kosovës kanë thënë që Atdhe Hykolli nuk i plotëson kushtet ligjore dhe statusore për të qenë anëtar i një ndërmarrjeje publike sic është AKP-ja.
“Duke u bazuar në të gjitha këto rrethana, vlerësojmë se z. Atdhe Hykolli nuk është përfaqësues legjitim i punëtorëve, as i federatave të poshtëshënuara, dhe i njëjti nuk i plotëson kriteret ligjore dhe statutare për të përfaqësuar interesat tona dhe të të punësuarve në një institucion të rëndësishëm siç është Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Për rrjedhojë, duke u mbështetur në arsyet e sipërpërmendura, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga grupet parlamentare dhe nga deputetët që, në ushtrim të kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore, të mos e votojnë z. Atdhe Hykolli për anëtar të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)”, thuhet në përfundim të emailit.
Pra po del se tre nga shtate emrat e propozuar nga Kurti për bordin e AKP-së kanë probleme me ligjin.
E pavarësisht kësaj ata u kaluan në komisionin për Ekonomi, duke u futur si pikë jashtë rendit të ditës e sot pritet të votohen edhe në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...
-
Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles
Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Ang...
-
Kosova shpreh përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë ...
-
Ndalohen nisjet e avionëve, kaos në aeroportet e SHBA. Sekretari i Transportit: Problem në të gjitha qendrat e kontrollit
Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezull...
-
Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një ...
-
S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuve...
-
Hoti: Qeveria Kurti është kaos institucional, kemi ministra që nuk e dinë as ku janë, as çfarë bëjnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë n...
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person që ndihmoi të dyshuarit për v’rasje
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizio...
-
Ganimete Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës...
-
Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ...


































