Fokus

Qeveria Kurti propozon të akuzuarin për korrupsion Hekuran Nikçin si kryesues të Bordit të Drejtorëve në AKP

Autori: Hateme Smajli 12:03 | 23 April 2026

Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për 7 emrat e drejtorëve të bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim, emra të cilët pritet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Për kryesues të bordit të drejtorëve në AKP, është propozuar Hekuran Nikçi i dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

Në shkurt të vitit 2025 ai ishte ndaluar për 48 orë si Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera.

-Advertisement-

“…të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në dosjen që e kishte publikuar Insajderi, thuhej se Nikçi kishte keqpërdorur autoritetin e tij, duke i ndryshuar F.K. pozitën e punës, madje duke mos i dhënë mundësinë as të paraqiste ankesë për vendimin e marrë kundërligjshëm nga Nikçi. Për këtë veprim, sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Po ashtu, kur zëvendëskryeinspektori kishte vendosur që F.K. të kthehej në vendin e tij të punës, vend që e kishte ushtruar para vendimit të Nikçit, ky i fundit e kishte anuluar vendimin e zëvendësit të tij, Agim Millakut. Si pasojë, prokuroria thotë se ai ka kryer veprën penale “cënim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Kujtojme se Nikçi në pozitën e kryeinspektorit ishte vendosur jashtëligjshëm me një vendim të kryeministrit, Albin Kurti gjë që ishte vërtetuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë po ky i fundit kishte refuzuar të lirojë zyrën e tij./Gazeta Infokus

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy