Buta u godit me thikë në nofull, zbulohet si u su*lmua reperi dhe hakmarrja në rrahje
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 13 April 2026
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me përleshjen që përfundoi me përdorim të armës natën e 11 prillit në Ferizaj, ku u përfshinë Betim Januzi, i njohur si reperi Buta, dhe Ekrem Haliti. Të dyve u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:15, në parkingun pranë një lokali. Pas një fjalosjeje të çastit, Ekrem Haliti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore Butës, ndërsa i njëjti ka parkuar veturën e tij brenda parkingut dhe derisa ka dalë nga ajo, i dyshuari i është drejtuar artistit me fjalët “ku je o Butë mangupi”.
Më pas, Haliti e ka sulmuar reperin me thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godasë me thikë në kokë. Duke dashur të mbrohet, sipas njoftimit të Gjykatës, Buta e ka kapur tehun e thikës me dorë, me ç’rast ka prerë dorën dhe gjatë përleshjes është rrëzuar në tokë duke u lënduar edhe në krahun e majtë (për këto, Buta ka raport mjekësor”.
Ndërsa ndaj reperit të njohur ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, pasi që derisa ishte duke u përleshur me Ekrem Halitin, nga çanta e tij ka nxjerr një pistoletë të llojit VD-9 4.0 të cilën e ka shkrepur dy herë në drejtim të tokës dhe derisa rrahja mes tyre ka vazhduar, kjo pistoletë i ka rënë në tokë.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se B.J., ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtu që ka poseduar një pistoletë e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilën nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...































